LAJMI I FUNDIT: DONALD SUXHO PËRZGJEDHËS I KOSOVËS U17 (vajzat)

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 42 Second
Në mbledhjen e vet të rregullt Bordi i FVK-së i kryesuar nga presidenti Bahri Gjinovci, ka marrë vendim që ish-kapiteni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në volejboll, Donald Suxho, të emërohet përzgjedhës i Kombëtares U17 te vajzat.
Suxho që njëherit është në mesin e volejbollistëve më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, merr pëlqimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.
46 vjeçari i lindur në Korçë, e që në karrierë njihet për paraqitjet e tij me kombëtaren e SHBA-ve në Kampionate Botërore dhe dy herë edhe në Lojërat Olimpike, ato të Athinës 2004 dhe në Londra 2012.
“Angazhimi i Suxhos si përzgjedhës i Kombëtares U17, shihet si hap vizionar, në fokusin që e ka shtëpia kosovare e volejbollit, për të ndërtuar diçka serioze në një afat më të gjatë. Përkushtimi përmes investimit në ardhjes si kjo e legjendës së volejbollit shqiptar Donald Suxho, është dëshirë e vullnet për të krijuar bazë të shëndoshë, qysh në grupmoshat e reja, frytet e së cilës do të shihen në të ardhmen e volejbollit tonë” – shprehet presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci.
Donald Suxho është shprehur tejet entuziast me vendimin e FVK-së, duke e komentuar si kënaqësi reciproke.
“Jam shumë krenar dhe I gëzuar që po vij prapë në Kosovë nga janari. Dua të falënderoj shumë Federatën e Volejbollit në Kosovë, shokët e mi të ngushtë, trajnerët dhe shoqërinë që më kanë bërë një nder shumë të madh, për të marrë pjesë si trajner me gocat e moshës 17 vjec.
Për mua si Donald , e ardhja e çdo sporti, por edhe në jetë, janë fëmijët tanë, kështu që ne gjithmonë do të investojmë dhe t’u ndihmojmë 100% për të ndërtuar të ardhmen tonë”.
Ardhja e Suxhos në opinionin e volejbollit ësëhtë pritur me entuziazëm, duke qenë emri më I madh I këtij sporti që e merr një pozitë drejtuese në një prej kombëtareve të Kosovës.
Sfidat e para të Suxhos pritet të jenë në Janar të vitit 2023, kur me kombëtaren U17 do të paraqitet në ndeshjet ndërkombëtare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Istref Elezaj ndan drejtësinë në kualifikuesen e "Challenge Cup" dhe fiton thirrje si gjyqtar ndërkombëtar

Gjyqtari kosovar tashmë me kredenciale evropiane, Istref Elezaj ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme nga kontrollerët për të fituar thirrjen si gjyqtar ndërkombëtar i volejbollit. Elezajt iu desh të tregonte veten në tri ndeshje ndërkombëtare për të grumbulluar nënshkrimet nga tre kontrollerë për të arritur të sigurojë thirrjen si gjyqtar ndërkombëtar. […]