Istref Elezaj gjyqtari i parë nga Kosova me licensë ndërkombëtare

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 6 Second
Istref Elezaj është gjyqtari i parë kosovar që merr të drejtën për ndarje të drejtësisë në ndeshje ndërkombëtare të volejbollit.
Në seminarin dhjetë-ditorë që u zhvillua në Caorle të Italisë , Elezaj shkëmbeu përvojat me gjyqtarë të tjerë evropianë të volejbollit dhe eventualisht mori licensën ndërkombëtare, pasi fillimisht ishte rekomanduar nga Federata e Volejbollit të Kosovës. Pjesë e këtij seminari ishin shumë shtete të cilat tashmë kanë krijuar kontinuitet të paraqitjeve dhe licensimeve në arenën ndërkombëtare, që e nënvizon sa sfiduese ishte për dikë që merr pjesë për herë të parë.
Në reagimin e tij pas marrjes së licensës, Elezaj ka falënderuar krerët e FVK-së për nominimin – kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm – së bashku me kolegët e tjerë nga shoqata e gjyqtarëve. Vlen të theksohet se paraqitjet e pjesmarrësve në seminarin e Caorles vlerësoheshin në dy nivele: ‘Good’ dhe ‘Very Good’, me këtë të fundit që pak arritën ta siguronin por në mesin e këtij numri të vogël me këtë nivel performance ishte edhe Elezaj.
Përndryshe, ky rezultat fantastik pritet t’i japë shtysë të menjëhershme Elezajt për ndarje të drejtësisë në arenën ndërkombëtare, teksa pritet qysh në prill të angazhohet nga CEV.
Istref Elezajt i urojmë edhe më shumë suksese në të ardhmen dhe e falënderojmë për punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në volejbollin kosovar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
100 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Mbi 60 trajnerë kosovarë marrin pjesë në seminarin ligjërues të Bujar Dervishajt

U mbajt seminari i frytshëm dhe i mirëseardhur për trajnerët kosovarë të volejbollit, nën ligjërimin dhe drejtimin e trajnerit të mirënjohur që jeton dhe vepron në Zvicër, Bujar Dervishaj. Seminari zuri vend në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve me fillim nga ora 18:00, teksa u përcoll me një pjesmarrje […]