Kosova regjistron fitore të madhe me përmbysje në kualifikueset e Kampionatit Evropian

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 47 Second

Sfidën e fundit në Grupin B të kualifikimeve evropiane për grupmoshën U17, Kosova e zhvilloi përballë Moldavisë.

Vashat tona i dhanë leksion moldaveve, nga seti i dytë e tutje, duke dominuar takimin në secilin aspekt.

Deri te fitorja e parë në keto kualifikime, Kosova arriti falë një performance jashtëzakonisht të mirë dhe rritjes hap pas hapi në secilën ndeshje.

Pas dy humbjeve radhazi nga Rumania e Bullgaria, Kosova e demoloi Moldavinë 3:2.

Setin e parë Kombëtarja jonë e humbi në saje shumë të gabimeve.

Vetëbesimi i tepruar dhe nënvlerësimi i kundërshtarit, i kushtuan Kosovës me humbjen e setit të parë 25:22.

Kriza në rezultat u bart edhe në hapje të setit të dytë, kur Kosova e fillon me seri negative 3:0 e pastaj edhe 7:1.

“Dardanet” detyrohen ta ndjekin rezultatin duke e afruar disavantazhin në dy pikë, te rezultati 9:7.

Barazimin e parë në këtë set Kosova e prek te shifrat 13:13.

Rezultati mbeti i ngushtë deri në fund të setit të dytë, të cilin në fund e fiton Kosova 25 me 23.

Seti i tretë prapë fillon keq për Kosovën. Vajzat tona ngecin 6:1 ne hapje te ketij seti.

Një seri e mirë e mundëson barazimin në 10:10. Kosova ngec ne rezultat madje deri në 6 pikë të rezultati 23:17.

Por një seri e mirë e volejbollisteve tona rikthen shpresën pas barazimit 23:23.

Moldavet tregohen më të vullnetshme për të arritur deri te fitorja dhe kësaj ia arrijnë, me shifrat 25:23, në setin e tretë.

“Dardanet” e nisin setin e katërt në mënyrë fantastike duke udhëhequr 8:0, e pastaj edhe 13:2.

Madje pas epërsisë 22:5, Kosova tregoi lojën të cilën është dashur ta shfaqte nga fillimi, për ta mbyllur këte set 25:6 dhe duke e dërguar ndeshjen në “tie-break”.

Periudhën e fundit Kosova e nis më mirë, duke avancuar fillimisht 5:2 e pastaj edhe 10:3.

As “time-out” nuk i ndihmoi moldaveve ta merrnin veten, sidomos nga trauma e setit të katërt.

Në fund Kosova e fiton setin e pestë 15:5 për të triumfuar 3:2.

May be an image of 8 people, people playing sports and indoor

May be an image of 4 people, people playing voleyball, indoor and text that says '12 KOSOVO @ DONALD SUXHO'

May be an image of 1 person

May be an image of 5 people, people standing and indoor

May be an image of 12 people, people playing voleyball and indoor

May be an image of 4 people, people playing voleyball and indoor

May be an image of 5 people, people playing voleyball and indoor

May be an image of 12 people, people playing voleyball and indoor

May be an image of 3 people, indoor and text that says 'BESTEPE VOLEYBOL SALONU 2கம CIBADEM BALKA VESTEL BtcTurk'

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Kosova shumë e fortë për Moldavinë

Shorti deshi që pas fazës së grupeve, në garë për plasman, Kosova të ndeshej edhe në ditën e katërt me të njëjtin kundërshtar që e mposhti të premten, Moldavinë. Kosova e regjistroi fitoren e dytë radhazi ndaj të njëjtit kundërshtar, duke e mposhtur 3:0. Nga fillimi i ndeshjes, vashat tona […]