Superliga A: Mbyllet xhiroja e gjashtë

FVK
0 0
Read Time55 Second

17 mars, 2022 – Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë në Superligën A, meshkuj dhe femra. Sa i përket konkurrencës së meshkujve, Peja vazhdoi me formë të lartë, teksa mposhti 0-3 si mysafire G.E. Therandën, teksa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Ferizaj kundër Skenderbeut. Pas gjashtë javeve, Peja kryeson tabelën me 40 pikë, e përcjellur nga Ferizaj me 34. Në vendin e tretë, me 31 pikë, pozicionohet Luboteni, ekip i cili mposhti Dritën si nikoqir me rezultat 3-1, me “Intelektualët” që pozicionohen një pozitë më poshtë, me 26 pikë. Në pozitën e pestë renditet G.E. Theranda me 25 pikë, ndërsa, krejt në fund, zë vend Skenderbeu me 12. Në anën tjetër, në konkurrencën e femrave – këtë xhiro – Drita ka mposhtur si mysafire 0-3 Feronikelin, Fer Volley, poashtu si mysafir, ka fituar 0-3 kundër Fushë Kosovës. Në përballjen e tretë, M. Technologie ka fituar 3-0 si nikoqir i Skenderajt. Drita kryeson tabelën me 42 pikë, e përcjellur nga Fer Volley me 35, M. Technologie me 31, Skenderaj 30, Fushë Kosova 21 dhe Feronikeli me 10.


Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Përballjet e fundjavës: Orari dhe çiftet nga të gjitha ligat seniore

Të premten, dhe në fundjavë, zhvillohen ndeshjet nga të gjitha ligat seniore të volejbollit në Kosovë. Në kuadër të Superligës A, meshkuj dhe femra, luhen takimet e xhiros së shtatë, në oraret e paraqitura grafikisht më poshtë. Vëmendje: Orari i ndeshjes M. Technologie – Feronikeli (femrat) është zhvendosur për në […]