BERISHA/MUSTAFA DY FITORE NË KAMPIONATIN BALLKANIK

FVK
Read Time55 Second

Çifti kosovar Armend Berisha/Faton Mustafa, ka arritur që në ditën e parë të garave në BVA Kampionatin Ballkanik të shënojnë dy fitore në ndeshjet e para.

Në rrethin e parë, dyshja kosovare gjunjëzoi çiftin turk Calik/Savas me rezultat 2 me 1 (21:16; 17:21; 12:15)

Në rrethin e dytë, përballë Armend Berishës e Faton Mustafë u gjend dyshja tjetër turke Safak/Ibrahim ndaj së cilëve triumfuan 2-0 (24-22, 25-23).

Të shtunën në orën 14:35, Armend Berisha e Faton Mustafa do ta kenë ndeshjen për rrethin e tretë, të cilin nëse e kalojnë atëherë e sigurojnë gjysmëfinalen.

Përballë tyre edhe në rrethin e tretë do të jetë një ekip tjetër nga Turqia, dyshja Giginoglu / Gögtepe.
Në orën 20:50 sonte e zhillojnë ndeshjen e tyre të parë edhe dyshja e vajzave Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani, të cilat poashtu kundërshtaret e para I kanë nga turqia, dyshen Caglayan/Alan.

Federata e Volejbollit e Kosovës e uron Armend Berishën dhe Faton Mustafën për rezultatet e arritura dhe të dyja ekipeve ju dëshiron akoma më shumë suksese në ndeshjet e rradhës

0 0
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

FOTO LAJM • FVK në Asamblenë e Përgjithshme të CEV

FOTO LAJM • Përfaqësim dinjitoz i FVK-së në Asamblenë e Përgjithshme të CEV, që po mbahet në Paris të Francës. Takime të shumta, mes së cilave me krerët e CEV dhe të Federatës Shqiptare të Volejbollit. #CEV #GeneralAssembly