YLLI I VOLEJBOLLIT BOTËROR DONALD SUXHO, VIZITON KOSOVËN

FVK
0 0
Read Time42 Second
Ish-kapiteni i SHBA-ve në volejboll, ylli i kësaj kombëtare, volejbollisti me origjinë shqiptare Donald Suxho, të dielën qëndron për vizitë në Kosovë.
Suxho, me origjinë nga Korça, ka prekur majat e volejbollit botëror, nga Kampionatet Botërore e deri te Lojërat Olimpike, në të cilat ishte edhe kapiten i SHBA-ve.
Donald Suxho të dielën pritet në selinë e FVK-së nga presidenti Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi e përzgjedhësi Lorik Ilazi, derisa vizita e tij do të jetë e hapur edhe për mediat e interesuara.
Takimi i Suxhos me drejtuesit e FVK-së do të bëhet të dielën në orën 17:00.
Ai për herë të dytë e viziton vendin tonë dhe dashurinë e mbështetjen e tij për Kosovën e Shqipërinë, e ka dëshmuar edhe në të kaluar, përmes mbështetjes direkte me përvojën e dijeninë e tij.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Peja vazhdon me startin perfekt në sezonin e ri, mposht Ferizajn

Peja ka arritur edhe fitoren e tretë nga tri ndeshjet e para të Superligës A, meshkujt, të shtunën mbrëma. Pejanët mposhtën Ferizajn me rezultat 3-0, në një ndeshje tejet interesante. Ferizajasit luftuan në secilin set, sidomos në të dytin dhe tretin, por eventualisht ishin të pafuqishëm të bënin më shumë […]