BEACH VOLLEY: KOSOVA FITORE NDAJ POLONISË

FVK
2 0
Read Time43 Second
Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22 e përbërë nga Dhuratë Sylejmani dhe Rinesa Hasani, ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian U22 që po mbahet në Izmir.
Sylejmani/Hasani mposhtën dyshen polake Kielak/Marcinoëska me rezultat 2:1, në sete 21-18, 15-21, 15-11.
Ndeshja mjaft rivalizuese zgjati jo më pak se 50 minuta dhe në tie-break çifti nga Kosova tregoi më shumë freski e dëshirë për fitore.
Pas suksesit të grupmoshave U18 në të dyja gjinitë, tashmë edhe vajzat në U22 e nisën mbarë kampanjën e tyre në evropianin e beach volley.
Të premten, kombëtarja jonë ndeshet me dyshen zvicrane Böbner/Betschart, M., e cila është është favorite e grupit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

KOSOVA PRAPË NË IZMIR, KOMBËTARJA U22 SYNON SUKSESIN

Kombëtarja e vajzave në U22 në Beach Volley, do të sprovohet në sfidën e rradhës. Pas grupmoshës U18, edhe ajo U22 do të jetë në Izmir, në evropianin që do të mbahet në këtë qytet të Turqisë. Në fakt Kosova do duhej të prezantohej edhe me dyshen e djemve Endrit […]

Për ju