Read Time37 Second
Pas debutimit ndaj Greqisë, Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra rikthehet sot në parket për sfidën e dytë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Dardanet do të përballen me Algjerinë, në një ndeshje ku synojnë të reagojnë pas paraqitjes së parë dhe të kërkojnë rezultatin pozitiv.
Tani vajzat tona kanë mundësinë të tregojnë karakter dhe të kërkojnë pikët e para në grup, pas paraqitjes së mirë ndaj Greqisë, ku u mungoi fati.
Algjeria është gjithashtu pjesë e Grupit B, së bashku me Kosovën, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.



