Gjinoci shpallet kampion i Kosovës U16, femrat

FVK
0 0
Read Time43 Second

26 qershor, 2022 – KV Gjinoci është shpallur kampion i Kosovës në grupmoshën nën 16-vjeç, të dielën mbrëma, pasi tregoi paraqitje brilante në finale kundër Malishevës, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve.

Vashat e drejtuara nga trajnerja Rudina Berisha ishin në top formë dhe treguan dhëmbët qysh në setin e parë, të cilin e fituan 25-20, pas një rezistenceje të fortë nga ekipi malishevas.

Në setin e dytë, Gjinoci ishte më dominues dhe arriti të thellojë epërsinë nga seti i parë, duke fituar 25-16 për t’u shpallur kampion i Kosovës.

Trofeu u dhurua nga Komesari i Garave, Ardian Ibraj, ndërsa medaljet për ekipet u ndanë nga ish-volebollistët dhe gjyqtarët Agim Lumi dhe Lulëzim Gërguri.

Federata e Volejbollit të Kosovës uron KV Gjinocin për paraqitjet brilante të treguara, ndërsa i uron më shumë fat në garat e ardhshme Malishevës.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vëllaznimi kampion i Kosovës në grupmoshën U16, meshkujt - mposht Malishevën në finale

Vëllaznimi ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës në volejboll për grupmoshën nën 16-vjeç, pasi në finale mposhti Malishevën me rezultat 2-0 (25-10, 25-16) në sete. Djelmoshat e trajnerit Lend Hasimja ishin superiorë në të dy setet, pavarësisht se ekipi i Zymer Telakut tentoi të bënte më shumë, sidomos në setin […]

Për ju