DARDANËT MARRIN PIKËN E PARË NË LOJËRAT MESDHETARE!

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 10 Second
ÇFARË PARAQITJE! ÇFARË KARAKTERI!
Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj ka marrë pikën e parë historike në Lojërat Mesdhetare, në edicionin debutues të volejbollit kosovar në këtë garë.
🇹🇷 Turqia 3–2 Kosova 🇽🇰
21:25, 23:25, 25:15, 25:16, 15:10
Dardanët fituan dy setet e para ndaj një prej skuadrave favorite dhe, edhe pse në fund Turqia përmbysi rezultatin, Kosova largohet me pikën e parë falë dy seteve të fituara.
Pas dy fitoreve të vajzave, kjo pikë e fituar nga djemtë ndaj Turqisë favorite është një tjetër lajm i madh dhe dëshmi e ngritjes së volejbollit kosovar në arenën ndërkombëtare. 🇽🇰🏐
Ndeshjen në PalaMazzola e ndoqën nga afër presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, sekretari Besim Aliti, nënkryetarët dhe anëtarët e Bordit të KOK-ut, si dhe Valon Nikqi, sekretar i përgjithshëm i FVK-së.
Pranë Kombëtares së Kosovës për femra është edhe shtabi teknik, i udhëhequr nga përzgjedhësi Lorik Ilazi, me ndihmësit Vlora Berisha dhe Ylli Kadriu, si dhe team menaxheri Agron Istogu, duke dhënë kontributin e tyre në këtë rrugëtim të rëndësishëm të volejbollit kosovar.
👏 Faleminderit kryetrajnerit Darko Prebiraçeviç, stafit të tij dhe gjithë ekipit të Kombëtares së meshkujve për paraqitjen dinjitoze, luftën dhe karakterin e treguar në ndeshjen e sotme.
🔥 Dy sete të fituara ndaj Turqisë. Një pikë historike për Kosovën.
🇽🇰 Kjo është Kosova! Ky është volejbolli që po rritet!
📷 Shpend Ahmeti

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

ÇFARË KOSOVE! ÇFARË SKUADRE!

FITORJA E DYTË PËR DARDANET! Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shkëlqyer sërish në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi! Kosova 3–1 Maqedonia e Veriut 30:28, 25:17, 19:25, 25:16 Pas fitores ndaj Algjerisë, vajzat tona vazhdojnë me ritëm fantastik dhe tregojnë karakter, forcë e […]

Për ju