Read Time1 Minute, 0 Second
Për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK) organizuan turneun e përbashkët, Kupa “Pavarësia”.
Përgjatë tri ditëve, nga e premtja deri të dielën, nga katër ekipe nga dy vendet (në të dy konkurrencat), garuan për titullin e turneut vëllazëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, në palestrën “Farkë” të Tiranës.
Gara u përcoll me një organizim brilant nga FSHV, nën atmosferën e dhjetëra sportadashësve të cilët përcollën nga afër ndeshjet interesante mes ekipeve të dy vendeve.
Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci përgëzoi numrin 1 të FSHV, z. Erli Pëllumbin për organizimin e garës, derisa të dy diskutuan për mbarëvajtjen e bashkëpunimeve mes dy federatave edhe në të ardhmen.
Pëllumbi dhe institucioni që ai drejton nderuan presidentin Gjinovci me mirënjohje bashkëpunimi për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve midis dy federatave dhe në zhvillimin e volejbollit mbarë kombëtar, pas finales së meshkujve.
Ekipet pjesmarrëse nga Kosova ishin Drita, Fer Volley, Peja, Luboteni, ndërsa nga Shqipëria morën pjesë Skënderbeu, Partizani, Tirana dhe Partizani meshkujt.
Në konkurrencën e femrave triumfoi Skenderbeu, pasi mposhti në finale Partizanin ndërsa te meshkujt trofeu i takoi Partizanit në përballjen me Tiranën.
![May be an image of 12 people, people standing and indoor](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/316550133_5662534003866968_8250616340373335064_n.jpg?_nc_cat=109&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=o5yU5-iYDFYAX97xOwM&tn=XBHifLwZGepx-gzA&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AfDuB4hvVbeiSWLxMMLbP3_dUDrtfXEZW4un5dD6rCm4VA&oe=638A3D1D)
![May be an image of 7 people, people standing and indoor](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/317094182_5662534317200270_6974580655817994493_n.jpg?_nc_cat=105&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=gYNVN1RBN1YAX8M5HZ8&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AfA03uho17LOQUhWmIFIgYO1ZD3aSNhzSqhH-JN-EjCu1Q&oe=638AC0FC)
![May be an image of 12 people, people standing and indoor](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/316550133_5662534003866968_8250616340373335064_n.jpg?_nc_cat=109&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=o5yU5-iYDFYAX97xOwM&tn=XBHifLwZGepx-gzA&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AfDuB4hvVbeiSWLxMMLbP3_dUDrtfXEZW4un5dD6rCm4VA&oe=638A3D1D)