0
0
Read Time27 Second
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci ka nënshkruar marrëveshje sponsorisimi me kompaninë e udhëtimit, ‘My Travel’, e cila ka vendosur të përkrah institucionin më të lart të volejbollit në vend me mjete financiare. Gjinovci falenderoi pronaren e ‘My Travel’, Agnesa Sadiku Gjyshinca për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe vullnetin për të kontribuar në Federatën e Volejbollit të Kosovë5s. My Travel është një kompani e menaxhimit të udhëtimit në të gjithë botën, dhe fokusi i saj kryesor është shërbimi cilësor, stabiliteti financiar dhe kënaqësia e klientit.