Edona Kalludra nga volejbolli kosovar, në ‘Dream Team’ të elitës së volejbollit të Shqipërisë

FVK

Volejbollistja kosovare, Edona Kalludra është transferuar këtë verë nga Ferizaj në ligën elitare të volejbollit në Shqipëri, te kampioni në fuqi, Skenderbeu, ku po tregon paraqitje inspiruese. Kalludra aktivizohet rregullisht me Skenderbeun, derisa kalimin e siguroi pas një prove te ky klub, ku impresionoi për të realizuar tutje transferimin permanent. […]

YLLI I VOLEJBOLLIT BOTËROR DONALD SUXHO, VIZITON KOSOVËN

FVK

Ish-kapiteni i SHBA-ve në volejboll, ylli i kësaj kombëtare, volejbollisti me origjinë shqiptare Donald Suxho, të dielën qëndron për vizitë në Kosovë. Suxho, me origjinë nga Korça, ka prekur majat e volejbollit botëror, nga Kampionatet Botërore e deri te Lojërat Olimpike, në të cilat ishte edhe kapiten i SHBA-ve. Donald […]

Skenderaj vazhdon me fitore, mposht Fer Volleyn

FVK

Skenderaj ka vazhduar me startin e fuqishëm të sezonit në Superligën A, femrat, duke regjistruar fitoren e tretë rresht nga po aq ndeshje, të shtunën mbrëma, kundër Fer Volleyt. Vashat e Ylli Kadriut triumfuan me rezultat 0-3, si mysafire të ferizajaseve. Ishte një paraqitje dominuese nga Skenderaj, ekip i cili […]

Superliga A, femrat: Drita mposht Fushë Kosovën

FVK

Kampioni në fuqi i Superligës A të Kosovës në volejboll, në konkurrencën e femrave, Drita ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1-3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të kampionatit, të shtunën mbrëma. Ishte një ndeshje e fortë, me Dritën që fitoi setin e parë 19-25, por nikoqiret […]