Fundjava me shumë ndeshje interesante mes ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria në kuadër të ligës së përbashkët, “Gergj Kastrioti”, është mbyllur me ndeshjet e së dielës mbrëma. Nga katër ekipe nga të dy vendet morën pjesë të ndara në dy grupe, duke dhuruar momente brilante volejbolli, derisa plot tetë ndeshje […]
Drita fiton Kupën e Federatës pas një finaleje spektakolare kundër Ferizajt
Drita ka fituar Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës pas një fitoreje të mundimshme 3-2 (12-25, 25-23, 20-25, 25-23, 18-16) në sete, në një finale spektakolare në “Ilaz Kodra” të Skenderajt. Ishte një fitore e vështirë por e merituar për “Intelektualët”, të cilët fitojnë trofeun e parë për këtë […]
Skenderaj fituese e Kupës së FVK-së
Skenderaj ka fituar Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), pas një paraqitjeje brilante në finale, të dielën mbrëma, ku mposhti Dritën me rezultat 3-0 (25-20, 27-25, 25-16). Ishte një superfinale që kurorëzon fundjavën e aksionit në volejbollin e femrave në këtë garë, me vashat e trajnerit Ylli Kadriu […]
Mbyllet turneu vëllazëror Kupa “Pavarësia”, presidenti Gjinovci nderohet me mirënjohje nga FSHV
Për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK) organizuan turneun e përbashkët, Kupa “Pavarësia”. Përgjatë tri ditëve, nga e premtja deri të dielën, nga katër ekipe nga dy vendet (në të dy konkurrencat), garuan për […]
Superliga A, meshkujt: Drita i jep fund stinorit vjeshtor si lidere në tabelë
Drita e ka mbyllur si lidere stinorin vjeshtor në Superligën A, meshkujt, pasi në xhiron e dhjetë mposhti Ferizajn me rezultat 3-1. “Intelektualët” grumbullojnë 22 pikë në vendin e parë, tre më shumë se Skenderbeu, e cila në xhiron e fundit arriti fitore të vështirë, 3-2, kundër Pejës. Ferizaj pozicionohet […]
Superliga A, femrat: Drita mbyll stinorin vjeshtor si lidere në tabelë
Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor me bilanc perfekt të fitoreve, derisa ka regjistruar dhjetë sosh nga dhjetë takime të luajtura, dhe tash kryeson me 29 pikë. Me pesë pikë më pak në pozitën e dytë renditet Skenderaj, ndërsa Fer Volley grumbullon 16 pikë në pozitën e tretë. M-Technologie me […]
Istref Elezaj ndan drejtësinë në kualifikuesen e “Challenge Cup” dhe fiton thirrje si gjyqtar ndërkombëtar
Gjyqtari kosovar tashmë me kredenciale evropiane, Istref Elezaj ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme nga kontrollerët për të fituar thirrjen si gjyqtar ndërkombëtar i volejbollit. Elezajt iu desh të tregonte veten në tri ndeshje ndërkombëtare për të grumbulluar nënshkrimet nga tre kontrollerë për të arritur të sigurojë thirrjen si gjyqtar ndërkombëtar. […]
LAJMI I FUNDIT: DONALD SUXHO PËRZGJEDHËS I KOSOVËS U17 (vajzat)
Në mbledhjen e vet të rregullt Bordi i FVK-së i kryesuar nga presidenti Bahri Gjinovci, ka marrë vendim që ish-kapiteni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në volejboll, Donald Suxho, të emërohet përzgjedhës i Kombëtares U17 te vajzat. Suxho që njëherit është në mesin e volejbollistëve më të mirë shqiptarë […]
FVK arrin marrëveshje sponsorizimi me kompaninë Vlera Sport
Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci dhe pronari i kompanisë “Vlera Sport”, Faton Paqarada kanë nënshkruar marrëveshjen e sponsorizimit sot. Presidenti Gjinovci priti në zyrën e e FVK-së Paqaradën ku, pas një bashkëbisedimi rreth mbarëvajtjes së bashkëpunimit në të ardhmen, nënshkruan kontratën sponsorizuese. “Vlera Sport” është kompani e veshjeve sportive dhe […]
Superliga A, meshkujt: Rezultatet dhe tabela pas xhiros së tetë
Skenderbeu është lideri i ri i tabelës së Superligës A, meshkujt, derisa ka parakaluar Pejën në renditje për të rrëmbyer pozitën e parë. Senderbeu kryeson me 17 pikë, pasi këtë xhiro mposhtën G.E Therandën, ndërkohë që Peja u mposht nga Drita. “Intelektualët”, në anën tjetër, kanë vetëm një pikë më […]