U MBYLL ME SUKSES DITA E PARË E SEMINARIT ONLINE

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 8 Second

Trajnerë dhe entuziastë të volejbollit, patën rastin të ndjekin seminarin online të volejbollit.

Në ditën e parë, në platformën online Zoom, ligjëroi Dr. Sc. Bahri Gjinovci.

Trajnerët në platformën online për 90 minuta patën rastin të njoftohen më hollësisht rreth temës: “Volejbolli për fillestarë, metodika e të mësuarit të pasimit me gishtërinjë dhe dëbimit të topit me çekan”.

Në ditën e dytë, të dielën më 10 Maj 2020 do të vazhdojë seminari nga 17:00-18:30, ku do të ligjërojë Dr. Ass. Vidane Jashari, me temën “Metodika e të mësuarit të shërbimit, sulmit dhe bllokut”.

Federata e Volejbollit në bashkëpunim me Këshillin Profesional, Shoqaten e Trajnerëve dhe Komisionin për Zhvillim, do të vazhdojë seminarin për trajnerë (online) edhe ditëve në vijim nga ora 17:00-18:30.

Ky është orari i temave në ditët në vijim:

Dita e tretë 11 Maj – Dr.ass. Mimozë Shkodra – Bislimi
Tema: Specializimi i lojtarëve në volejboll

Dita e katërt 12 Maj – Dr.sc. Enver Tahiraj
Tema: Ushtrime fizike specifike për grupmosha të reja; Menaxhimi i situatës reale në “trekëndëshin”, trajner-lojtarë-ushtrime (seniorë).

Dita e pestë 13 Maj – prof. Lorik Ilazi
Tema: Përgaditja e skuadrës para dhe gjatë fazës së garave

Seminari do të organizohet në platformen ZOOM dhe përveç trajnerëve FVK ju ofron mundësinë ta ndjekin edhe të interesuarit tjerë, duke paraqitur kërkesën në info@fvk-ks.org

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

U MBYLL ME SUKSES EDHE DITA E DYTË E SEMINARIT ONLINE

Në ditën e dytë , në platformën online Zoom, ligjëroi Dr. Ass. Vildane Jashari Trajnerët në platformën online për 90 minuta patën rastin të njoftohen më hollësisht rreth temës: “Metodika e të mësuarit të shërbimit, sulmit dhe bllokut”. Në ditën e tretë , të hënën më 11 Maj 2020 do […]