NË FUNDJAVË NIS PRANVERA
Elita e meshkujve dhe e femrave në volejboll, në fundjavë e nis aventurën e saj pranverore.
Klubet e elitës, do të nisin garën mes top-6 ekipeve me plasmanin më të mirë pas stinorit vjeshtor.
Duelet e para të pranverës sjellin përballje e rivalëve tradicionalë dhe për titull.
Në eliten e femrave në volejboll Kastrioti e pret në Ferizaj kampionin në fuqi Dritën.
Skenderaj ballafaqohet me Ferizajn, ndërsa në kryeqytet ballafaqohen rivalët lokalë M-Technologie – Prishtina.
Të dielën do të zhvillohen tri ndeshjet e Superligës A në elitën e meshkujve në volejboll.
Ballafaqimet e ekipeve që përfunduan sezonin vjeshtor në 6 pozitat e para, pritet të sjellin derbi çdo javë.
Lideri Ferizaj para adhuruesve të vet e pret Dritën, ndërsa kampioni Luboteni ndeshet me rivalin tradicional Pejën.
Ndeshje tjetër interesante do jetë mes Prishtina Volley dhe Theranda.
Të gjitha ndeshjet janë në program të dielën.