Short i vështirë për ekipet e beach volleyt në Patra 2019

FVK
0 0
Read Time45 Second

Ekipet e beach volleyt që po e përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare në Rërë Patra 2019, kanë mësuar sot grupet për garat që i nisin nesër.
Ekipi i femrave ndodhet në grupin B, bashkë me Francën, që llogaritet kandidate për të fituar medaljen e artë dhe Slloveninë.
Ekipi i meshkujve ndodhet në grupin B, të cilin e përbëjnë edhe Franca, Portugalia dhe Andorra.
Sipas trajnerëve Vildane Jashari dhe Bahri Gjinovci, shorti është tejet i vështirë, por që lojtarët tanë do ta japin maksimumin për të marrë rezultate të mira.
Ndeshja e parë e meshkujve është ajo me Portugalinë, që zhvillohet në ora 8:50 me kohën tonë lokale, ndërsa femrat takohen me Slloveninë në ora 9:40. Ndeshjet e dyta zhvillohen po ashtu nesër në orët e pasdites.
Iu urojmë fat dhe suksese ekipeve tona.
Përfaqësuesi tjetër i Kosovës në Patra 2019, notari Arti Krasniqi, garon të enjten.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Ekipi i Kosovës në Bech Volley pëson ndaj Portugalisë

Ekipi i Kosovës në konkurrencën e meshkujëve në beach volley, Faton Mustafa dhe Armend Berisha, pësuan humbje ndaj Portugalisë, 2:0 në sete (21:15 dhe 21:13). Djemtë tanë dhanë maksimumin, por që nuk mjaftoi të shënojnë fitore. Ndeshjen e radhës e zhvillojnë me Francën. Momentalisht po zhvillohet ndeshja e femrave, Kosova […]