0
0
Read Time32 Second
Pronari i prodhuesit të njohur të veshjeve sportive “Dafron”, turku Serdar Ilk dhe pronari i kompanisë më të madhe kosovare për paisjet sportive “Vlera Sport”, Faton Paçarada, kanë qëndruar në vizitë të shkurtër në Federatën e Volejbollit të Kosovës.
Ilk dhe Paçarada janë pritur nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunim me interes reciprok në të ardhmen.
Vlera Sport është përfaqësues zyrtar i paisjeve të prodhuara nga Dafron dhe duke e parë planin serioz të shtëpisë kosovare të volejbollit, dy afaristët kanë shprehur gadishmërinë për bashkëpunim të afërt me FVK-në
#FVK #KosovaVolleyball #VleraSport #Dafron #MKRS #AgroTrade #UjiAlkaline #AktivePlus