0
0
Read Time28 Second
Trajneri kosovar i volejbollit, Blendi Haxhikadrija pjesë e trajnimit “International Coaching Course”
Trajneri i Kombëtares së Kosovës U20, meshkujt, Blendi Haxhikadrija i është nënshtruar kursit ndërkombëtar për trajnerë, “International Coaching Course”, i cili mbahet në Budapest të Hungarisë.
Me rekomandimin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK) ai do jetë pjesë e këtij kursi, i cili mbahet prej vitit 1972.
Mbështetur nga solidariteti olimpik, në këtë kurs marrin pjesë trajnerë nga e gjithë bota.
FVK i uron fat dhe suksese Haxhikadrijajt në përfundimin me sukses të këtij kursi.