Në Bukuresht të Rumanisë sot është mbajtur asambleja e 21 e Federatës Ballkanike të Volejbollit BVA. Federata e Volejbollit e Kosovës në këtë asamble është përfaqësuar nga kryetari i FVK-së z.Abedin Ibrahimi, sekretari i përgjithshëm z.Valon Nikqi, nënkryetarja znj. Mimoza Shkodra Bislimi dhe z. Shemsedin Vehapi anëtar i këshillit profesional.
Në këtë asamble ishte prezent eshe presidenti i CEV-it z. Boriçiç. Në asmable u diskutuan dhe u vendos edhe organizimi i aktiviteteve ballkanike dhe zgjedhja e komisioneve të BVA.
Federata e Volejbollit e Kosovës do të jetë nikoqire e Kampionatit Ballkanik në Volejboll U19F dhe U20M dhe KB në beach volley U22 femra dhe meshkuj.
Në komsionin teknik të BVA u rizgjodhë edhe për një mandat sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, ndërsa Vildane Jashari u zgjodhë në Komisionin e Beach Volley të BVA.
#federataevolejbollitekosovës #volleyball #volejboll #generalassembly2019 #balkanvolleyballassociation