Kombëtarja e Kosovës U17 po vazhdon përgatitjet intenzive për kampionatin ballkanik U17 që mbahet në BeH ??
Nga data 9 gusht, kombëtarja ka filluar grumbullimin në Ferizaj, ku ka bërë përgatitje për të nxjerrë më të mirën e vajzave të ftuara në kombëtare.
Udhëtimin për paisje me viza boshnjake në Shkup, ekipi ynë e ka vazhduar pas 6 ore për të arritur në Manastir, ku ishte aranzhuar edhe miqësorja me Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve, vajzat tona kanë zhvilluar edhe dy miqësore me Maqedoninë e Veriut, ku në ndeshjen e parë të zhvilluar të enjten më 15 gusht, humbën 3:0 (25:23; 25:23; 25:23), ndërsa takimi i dytë miqësor me të njëjtin kundërshtar u mbyll 2:2, pas një paraqitje krejt ndryshe të ekipit tonë.
Optimistë për paraqitjen e Kosovës është edhe selektori Edon Ibrahimi dhe dy trajnerët Blendi Haxhikadrija e Bardhyl Gashi.
Kosova U17 te vajzat më 19 gusht 2019 merr pjesë në Kampionatin Ballkanik që mbahet në Bosnjë.