0
0
Read Time31 Second
Kombëtarja e Kosovës U18 meshkujt po vazhdon përgaditjet për Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Ferizaj nga 6-10 Korrik.
Sonte për ti vizituar ekipin kombëtar ishin edhe krerët e FVK, të cilët nga afër u njohën me rrjedhën e përgaditjeve nga ana e trajnerëve dhe lojtarëve.
Në radhët e ekipit kombëtar mbretëron një atmosferë mjaft pozitive dhe të gjithë ishin optimist për paraqitje sa më të mirë në këtë garë.
Në kampionat përveq Kosovës do të marrin pjesë edhe Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania dhe Turqia.
Federata e Volejbollit e Kosovës ju deshiron suksese dhe paraqitje të suksesshme kombëtares!