Bordi i FVK-së në mbledhjen e mbajtur me 17 Korrik ka aprovuar kalendarin e garave kombëtare të beach volley për vitin 2020. Bordi ka aprovuar edhe pjesëmarrjen në garat evropiane të ekipeve kampione të grupmoshave U18,U20 dhe U22 në të dyja konkurencat. Për pjesëmarrje në garat kombëtare të grupmoshave FVK, […]
Volejboll në rërë
MBYLLET ME SUKSES KAMPIONATI I KOSOVËS NË BEACH VOLLEY U18
Sot është mbyllur me sukses edhe Kampionati i Kosovës në Beach Volley në kategorinë U18 M/F. Pas pjesëmarrjes së 27 ekipeve, 21 në kategorinë e femrave dhe 6 në kategorinë e meshkujve u arritën këto këto rezultate: Femrat: Melirona Abdullahu & Yllka Jashari (Kastrioti) Amela Llugaliu & Erëza Rushiti (M-Technologie) […]
ALIMEHAJ MERRË PJESË NË KURSIN E ADMINISTRATORËVE TË BEACHVOLLEY
Drejtori i Komisionit të Beachvolley Visar Alimehaj dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi po ndjekin kursin e administratorëve të beachvolley-it i cili organizohet nga CEV. Seminari është duke u organizuar online ku po marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha federatat evropiane. Temat që po trajtohen në këtë seminar kryesisht lidhen […]
FVK ju uron 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
FVK ju uron 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës Në proceset e rëndësishme për vendin, volejbolli gjithmonë ka treguar se është faktor i promovimit të vlerave të shtetësisë sonë! Urime 🥂
SHGSK U PRIT NË FEDERATËN E VOLEJBOLLIT
Në kuadër të serisë së takimeve nëpër federatat dhe institucionet sportive, drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës janë pritur nga Presidenti I FVK-së Dr. Abedin Ibrahimi dhe sekretari I përgjithshëm Valon Nikqi. Presidenti Ibrahimi, ka uruar Edmond Thaçin dhe Artan Muhaxhirin për detyrën e re në SHGSK, duke […]
NDAHET NGA JETA JETON NEBIU
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tonë, presidentit të Federatës së Badmintonit, z. Jeton Nebiu. I ndjeri Nebiu, njihej për punën, energjinë dhe elanin e tij. Si të tillë FVK do ta kujtojë gjithmonë, kontributin dhe veprën e tij. Jeton Nebiu […]
RAMADANI/SYLEJMANI E MBYLLIN BALLKANIKUN NË VENDIN E KATËRT
Pak fat u ka munguar dy volejbollisteve kosovare që ta fitonin medaljen e bronztë. Çifti i beach volley Ramadani/Sylejmani në ndeshjen përcaktuese për vendin e tretë, humbën nga Eryildiz/Atasoy 0-2 (18-21, 18-21). Mbetet ky edicion, ndër më të suksesshmit në historikun e Beach Volley të Kosovës, duke arritur në mesin […]
RAMADANI/SYLEJMANI PËR TË BRONZTËN
Pas humbjes në gjysmëfinale nga çifti bullgar Aleksandrova/Kyoseva, ekipi i Kombëtares së Kosovës në beach volley te femrat, është një fitore larg të bronztës. Në ndeshjen për vendin e tretë nga ora 15:00 (sipas kohës sonë) Ramadani/Sylejmani takohen me humbësin e ndeshjes Eryldiz/Atasoy vs Merve/Gokalp.
RAMADANI/SYLEJMANI KËRKOJNË TË BRONZTËN
Dyshja kosovare pësoi humbje në ndeshjen gjysmëfinale nga çifti bullgar Aleksandrova/Kyoseva me rezultat 2:0 (21:18; 21:16). Pavarësisht humbjes, çifti i Kombëtares së Kosovës ka mundësinë të fitojë medaljen e bronztë. Meçi për vendin e tretë zhvillohet nga ora 15:00 sipas kohës sonë.
HUMBJA E PARË PËR DYSHEN MUSTAFA/BERISHA. VAZHDOJNË PËR MEDALJE
Edhe në konkurencën e meshkujve, pas dy fitoreve të para, në ndeshjen e rrethi ttë tretë dyshja kosovare Faton Mustafa/Armend Berisha është mposhtur nga ekipi favorit I këtij kampionati, Giginoglu / Gögtepe Në BVA Kampionatin Ballkanik për seniorë, në duelin ndaj dyshes turke, çifti kosovar humbi 2-0 (21-12, 21-17). Megjithatë, […]