Read Time45 Second
BVA CUP 2026 | KALAMATA, GREQI
KV LUBOTENI 0-3 ISTANBUL GENÇLIK SK
13:25, 15:25, 17:25

Skuadra kosovare, KV Luboteni, e ka nisur aventurën në BVA Cup 2026 me humbje 0-3 ndaj ekipit turk Istanbul Gençlik SK, në ndeshjen e zhvilluar në Kalamata të Greqisë.
Turqit e fituan setin e parë me rezultat 25:13, ndërsa në setin e dytë u treguan sërish më të mirë, duke triumfuar 25:15.
Në setin e tretë, Luboteni bëri paraqitje më të mirë, por Istanbul Gençlik SK e mbylli ndeshjen me 25:17, për fitoren e pastër 3-0.
Në këtë turne, përveç Lubotenit dhe Istanbul Gençlik SK, marrin pjesë edhe nikoqirët grekë Kalamata 80 Affidea dhe skuadra bullgare Metallurg Pernik.
Turneu i BVA Cup 2026 po zhvillohet nga 17 deri më 19 tetor në Kalamata të Greqisë, ku Luboteni synon të përfaqësojë denjësisht volejbollin kosovar në arenën rajonale.



