Drita fiton finalen e tretë të playoffit kundër Fer Volley

FVK
0 0
Read Time39 Second

7 maj, 2022 – Drita, femrat, fiton ndeshjen e tretë të finales së playoffit kundër Fer Volley dhe e gjen veten një fitore larg titullit. “Intelektualet” triumfuan me rezultat 3-1 (7-25, 25-22, 25-16, 26-24) në sete. Ferizajaset e startuan ndeshjen në mënyrë brilante, duke fituar setin e parë me rezultat të thellë. Mirëpo, nikoqiret në vazhdim u konsoliduan dhe fituan tre setet e radhës për të siguruar fitoren e dytë të finaleve që kanë dalë të jenë spektakolare deri tash. Drita, me një fitore eventuale në ndeshjen e ardhshme, do t’i jepte fund dilemës së fituesit, mirëpo Fer Volley tregoi se është ekip shumë i vështirë të mposhtet në terren të vet, ku do të luajë në përballjen e radhës, e cila zhvillohet të enjten.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

KV Klina shpallet kampione në Ligën e Parë (perëndim), femrat

7 maj, 2022 – KV Klina shpallet kampione në Ligën e Parë (perëndim), femrat, dhe inkuadrohet në Superligën B nga edicioni i ardhshëm. Klina u shpall kampione si ekipi me më së shumti pikë, 37 (aq sa pati edhe Peja) pas 17 xhirove të zhvilluara në kampionatin respektiv. Vashat klinase […]

Për ju