Fitorja në ndeshjen e parë të finales së madhe i takon Dritës.

FVK
0 0
Read Time32 Second

30 prill, 2022 – Drita ka mposhtur Fer Volleyn me rezultat 3-0 (25-20, 25-21, 25-21) në sete, në ndeshjen e parë të vlefshme për finalen e madhe të playoffit për vitin 2022, në konkurrencën e femrave. Ishte një përballje e fortë në Gjilan, në të cilën vashat ‘Intelektuale’ arritën të triumfojnë në të tri setet, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të rivaleve nga Ferizaj. Lojtaret e Lorik Ilazit do të tentojnë të përsërisin të bëmat e sontme në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet të mërkurën. Kujtojmë se ekipi i parë që regjistron tri fitore shpallet kampion i Kosovës për sezonin respektiv.

 

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

KV “Llapi” shpallet kampion në Ligën e Parë, femrat (lindje)

25 prill, 2022 – Vashat llapiane mbyllën sezonin në krye të tabelës me 39 pikë, pesë më shumë se përcjellësi më i afërt, kështu, nga edicioni i ardhshëm kanë siguruar pjesmarrjen në Superligën B. Ekipi i Fetah Gashit në xhiron e fundit kishte mposhtur konkurrentin direkt për titull, KV “Vushtrria”, […]

Për ju