Peja vazhdon me startin perfekt në sezonin e ri, mposht Ferizajn

FVK
0 0
Read Time33 Second
Peja ka arritur edhe fitoren e tretë nga tri ndeshjet e para të Superligës A, meshkujt, të shtunën mbrëma.
Pejanët mposhtën Ferizajn me rezultat 3-0, në një ndeshje tejet interesante.
Ferizajasit luftuan në secilin set, sidomos në të dytin dhe tretin, por eventualisht ishin të pafuqishëm të bënin më shumë kundër kampionit në fuqi, i cili fitoi setet me rezultat 25-20, 25-22, 25-22.
Për Ferizajn kjo ishte humbja e dytë nga dy ndeshje të luajtura deri tani.
Kujtojmë se përballja e Ferizajt kundër Lubotenit, e paraparë të luhej në xhiron e dytë, është shtyrë për një datë tjetër, për shkak të angazhimeve të Lubotenit në garat ndërkombëtare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Ylli botëror i volejbollit, Donald Suxho takohet me krerët e FVK-së

Volejbollisti me famë globale dhe me origjinë shqiptare, Donald Suxho qëndroi për vizitë të dielën në Kosovë, ku pati mundësinë të takohet me presidentin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, sekretarin e përgjithshëm, Valon Nikqi dhe selektorin e Kombëtares U19, femrat, Lorik Ilazi. Suxho u njoftua së afërmi […]