0
0
Read Time33 Second
Peja ka arritur edhe fitoren e tretë nga tri ndeshjet e para të Superligës A, meshkujt, të shtunën mbrëma.
Pejanët mposhtën Ferizajn me rezultat 3-0, në një ndeshje tejet interesante.
Ferizajasit luftuan në secilin set, sidomos në të dytin dhe tretin, por eventualisht ishin të pafuqishëm të bënin më shumë kundër kampionit në fuqi, i cili fitoi setet me rezultat 25-20, 25-22, 25-22.
Për Ferizajn kjo ishte humbja e dytë nga dy ndeshje të luajtura deri tani.
Kujtojmë se përballja e Ferizajt kundër Lubotenit, e paraparë të luhej në xhiron e dytë, është shtyrë për një datë tjetër, për shkak të angazhimeve të Lubotenit në garat ndërkombëtare.