0
0
Read Time34 Second
Krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës, presidenti Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe komesari i garave, Ardian Ibraj, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e klubeve të Superligës A, në të dy konkurrencat, me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të kampionatit.
Drejtuesit e FVK-së dhe përfaqësuesit e klubeve ndanë bashkëbisedime rreth sezonit të ri në elitën e volejbollit kosovar, ku pritet një garë e fortë në të dy konkurrencat.
FVK u uron suksese të gjitha klubeve pjesmarrëse dhe shpreson në kompetitivitet e ndeshje të luajtura në frymën e fair playit dhe korrektësisë sportive.
Superliga A, në të dy konkurrencat, fillon këtë fundjavë, me ndeshje shumë interesante.