1 gusht, 2022 – Krerët e FVK-së presin të takim ish-nënkryetarin dhe anëtarin e arbitrazhit sportiv në KOK, Visar Alimehaj Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, pritën në zyrën e FVK-së Visar Alimehajn, i cili në të kaluarën ka dhënë kontribut të madh për volejbollin kosovar, duke ushtruar pozitën e nënkryetarit të FVK-së dhe drejtorit të Beach Volley. Alimehaj, i cili është edhe anëtar i komisionit të arbitrazhit sportiv në KOK, jeton dhe vepron në Kanadë, ku angazhohet me aktivitete rreth volejbollit.Presidenti Gjinovci dhe sekretari Nikqi uruan Alimehajn për botimin e librit të parë “E drejta sportive në Kosovë dhe CAS”, derisa diskutuan edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në të ardhmen. FVK vazhdon të bashkëpunojë e të krijojë ura lidhëse me akterë të volejbollit përmes takimeve të tilla, të cilat zhvillohen për të shtruar rrugë ndërveprimi me figura e institucione në të mirë të volejbollit kosovar.
Krerët e FVK-së presin në takim anëtarin e arbitrazhit sportiv në KOK, Visar Alimehaj
Read Time48 Second