0
0
Read Time34 Second
Ekipi gjilanas ka mposhtur edhe në përballjen e dytë, kësaj radhe si mysafire, Skenderajn, me rezultat 1-3.
Ishte përballje që u karakterizua me përmbysje të rezultatit nga Drita, e cila humbi setin e parë 25-19 nga rivalet nikoqire.
Mirëpo, në tri setet e ardhshme, Drita tregoi paraqitje brilante, duke fituar të tre, eventualisht për të siguruar finalen e madhe të playoffit.
Kujtojmë se ndeshjen e parë gjysmëfinale, vashat e trajnerit, Lorik Ilazi, e kishin fituar me rezultat 3-0.
Radio Televizioni i Kosovës transmeton drejtpërdrejt finalet e bujshme, të cilat do të zënë vend në datat që do të vendosen në koordinim mes FVK-së dhe RTK-së gjatë ditëve në vijim.