26 mars, 2022 – Në konkurrencën e femrave, në kuadër të gjysmëfinaleve, Drita është mposhtur në Gjilan nga Tirana edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 3-0 (të parën e kishte humbur 3-1), ndërsa Fer Volley e ka pësuar 3-1 nga Skenderbeu dhe, pavarësisht se vashat kosovare kishin triumfuar në ndeshjen e parë me rezultat 3-2, është skuadra nga Korça që vazhdon tutje për shkak të fitores më të thellë në përballjen e dytë. Në anën tjetër, në konkurrencën e meshkujve, Ferizaj edhe në ndeshjen e dytë është mposhtur si nikoqir i Erzenit me rezultat 3-0, ndërsa Peja e pësoi si mysafir i Tiranës poashtu me rezultat 3-0, pasi përballjen e parë në Kosovë e kishte humbur me rezultat 3-1.
Çiftet finaliste në ligën ‘Gjergj Kastrioti’:
(F) Tirana – Skenderbeu
(M) Erzeni – Tirana