Drita mposhtet si mysafir i Tiranës me rezultat 1-3, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të ligës ‘Gjergj Kastrioti’. Deklarata e trajnerit të ekipit gjilanas, Lorik Ilazi pas ndeshjes, për RTSH Sport:
”Ishte një lojë shumë e bukur, e përgëzoj Tiranën. Normalisht, këtu nuk ka mbaruar asgjë, është edhe ndeshja në Gjilan. Duke marrë parasysh edhe rivalitetin që treguam sot, kjo nuk do të thotë se këtu është mbyllur gjithçka, pasi do të shihet edhe në ndeshjen në Gjilan. Ishim në disfavor pasi, për ne, ishte ndeshja e parë zyrtare, sepse kampionati te ne tek tani ka filluar dhe kemi mungesë të ndeshjeve, gjë të cilën Tirana nuk e ka. Ishte një nervozizëm tek ekipi jonë, i cili nuk duhet të jetë, duke u nisur së pari nga unë por edhe nga ekipi. Megjithatë, ne do të mobilizohemi gjatë javës së ardhshme dhe do të shohim gabimet tona.”