Kosova U22 mposhtet nga Azerbajxhani

FVK

Kombëtarja e Kosovës U22, meshkujt, është mposhtur me rezultat 3-0 (25-17, 25-11, 25-20) në sete, në përballjen hapëse për ‘Dardanët’ në Grupin E, kualifikues për Kampionatin Evropian. Takimi zuri vend në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, aty ku po zhvillohen të gjitha ndeshjet e këtij grupi nën organizimin […]

Vëllaznimi kampion i grupmoshës U18, meshkujt.

FVK

KV ‘Vëllaznimi’ është shpallur kampion i grupmoshës nën 18-vjeç, në konkurrencën e meshkujve, pasi mposhti në finale Dritën me rezultat 1-3, në Banjë të Malishevës. Drita e filloi mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë me rezultat të ngushtë, 25-22. Mirëpo, Vëllaznimi u konsolidua në vazhdim duke treguar forcën e […]

Skenderaj shpallet kampion në grupmoshën U18, femrat.

FVK

Ekipi KV ‘Skenderaj’ ka siguruar titullin e kampionit në grupmoshën U18, pasi triumfoi në final four, ku në finalen e madhe mposhti nikoqirin e kësaj gare, KV ‘Malishevën’ me rezultat 2-3 (24:26,27:25,25:14,21:25,10:15). Ishte një paraqitje brilante nga të dy ekipet, të cilat luftuan për çdo pikë, siç e nënvizon edhe […]

Kosova U22 humb miqësoren kundër Shqipërisë por tregon paraqitje premtuese

FVK

13 maj, 2022 – Kombëtarja U22 e Kosovës humb miqësoren kundër Shqipërisë por tregon paraqitje premtuese. Kosova U22, meshkujt, ka zhvilluar sot një ndeshje në Palestrën ‘Farka’, në Tiranë kundër Shqipërisë, në kuadër të përgatitjeve para kualifikueseve për Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë. Përkundër udhëtimit më shumë se katër orësh, […]

DRITA KAMPIONE E KOSOVËS

FVK

12 maj, 2022 – Drita është shpallur kampione e Kosovës pas një finaleje drithëruese kundër Fer Volley, në përballjen e katërt të playoffit, me gjilanaset që triumfuan pas tri fitoreve e një humbjeje. Dy ekipet kanë dhuruar spektakël të vërtetë në përballjen absolutisht spektakolare që u zhvillua sonte në Palestrën […]

Kosova U22 luan miqësore kundër Shqipërisë

FVK

11 maj, 2022 – Të premten, Kosova U22 zhvillon miqësore kundër Shqipërisë në Tiranë. Kombëtarja U22, meshkujt, e Kosovës në volejboll po vazhdon përgatitjet në Gjakovë, para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian të cilat luhen mes datave 19-22 maj. Dardanët’ e rinj do t’i zhvillojnë të gjitha ndeshjet e Grupit […]

Peja kampione e Kosovës

FVK

Peja ka fituar edhe ndeshjen e tretë finale të playoffit kundër Lubotenit për t’u shpallur kampione e Kosovës në volejboll për sezonin 2021/22, meshkujt. Ekipi pejan ka fituar me rezultat 3-0 në sete (25-21, 25-22, 25-16) edhe në përballjen e tretë kundër ekipit ferizajas, duke regjistruar fitoren e tretë nga […]