Superliga A, meshkujt: Mbyllet xhiroja e parë, fiton Peja, Skenderbeu e G. E Theranda

FVK
0 0
Read Time57 Second

Java e parë në Superligën A, meshkujt, është mbyllur me tri ndeshjet që u zhvilluan të dielën mbrëma.

Fillimisht Skenderbeu mposhti Ferizajn në një përballje tejet të fortë dhe të baraspeshuar.

Ferizaj në setet që i fitoi tregoi vetmohim të pashoq, por Skenderbeu dominoi fuqishëm tre setet tjerë, të cilat eventualisht ia siguruan fitoren dhe pikët e para.

Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Peja fitoi bindshëm, 3-0, në takimin si mysafir i Lubotenit.

Ishte një takim që u përcoll me rezistencë të fortë të Lubotenit në setin e parë, siç nënvizohet nga diferenca e ngushtë në pikë, por pejanët treguan formë të lartë fillim e fund për të marrë pikët e plota.

G. E Theranda mposhti Dritën në një tjetër ndeshje tejet të ngushtë. Ekipi nga Suhareka triumfoi me rezultat 3-2.

Fati i fituesit ishte në ajër deri në pikët e fundit të setit të pestë, derisa suharekasit ngadhnjyen duke fituar setin me rezultat 13-15 dhe për t’i siguruar dy pikë të rëndësishme nga takimi.

Rezultatet e plota dhe renditjen tabelare pas xhiros së parë në Superligën A, meshkujt, mund t’i gjeni të paraqitura grafikisht.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vazhdon festivali i volejbollit për fëmijë me organizimin në Prishtinë

Iniciativa me festivalin e volejbollit për fëmijë, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK), në kuadër të projektit të Federatës Evropiane të Volejbollit “CEV School Project”, ka vazhduar nëpër lokacione tjera të Kosovës, derisa së fundmi qendër ka pasur Prishtinën. Plot pesë shkolla të volejbollit kryeqytetase morën pjesë. […]

Për ju