0
0
Read Time28 Second
Kombëtarja U20 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve e përbërë nga dyshja Erion Bajrami/Erion Macula, ka përmbyllur pjesmarrjen në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley që po zhvillohet në Sighetu Marmatiei.
Dyshja kosovare u mposht në përballjen e fundit nga nikoqiri i kompeticionit, Rumania, me rezultat 2-0 (21-9, 21-8) në sete, duke i dhënë fund aventurës dhe eksperiencës së rëndësishme në këtë garë.
Më herët gjatë ditës, Kosova kishte luajtur edhe kundër Moldavisë, ndeshje të cilën e humbi po ashtu 2-0 (21-8, 21-17) në sete.