0
0
Read Time23 Second
Sot në Palestrën e sporteve “Better Life” në Lipjan, kombëtarja e meshkujve U20 ka mbajtur grumbullimin e parë për pjesëmarrje në Kampionatin Ballkanik.
Kryetrajneri Hafiz Buzuku së bashku me trajnerin Ramadan Parduzi, kanë ftuar në këtë takim një numër më të madh të lojtarëve, nga të cilët do të seleksionohen dhe do të vazhdojn përgaditjet intenzive për pjesëmarrje në Kampionatin Ballkanik.
Kampionati Ballkanik do të mbahet në Shqipëri, në qytetin e Tiranës nga 24-28 Qershor 2019.