0
0
Read Time37 Second
9 shtator, 2022 – Kosova U18, meshkujt, mbyll fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, me ndeshjen kundër Turqisë
Ekipi i Kosovës U18, meshkujt, Erit Bajrami/Gani Rexhepi i ka dhënë fund aventurës në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian në Beach Volley, në Lutraki të Greqisë, me ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit C, kundër dyshes së fortë turke Tur/Alexey Atilla.
Djelmoshat e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, pësuan disfatë me rezultat 2-0, në këtë takim, pasi fillimisht ishte përballur me kundërshtarë tejet të fortë si Italia dhe Ukraina, nga të cilat kishin pësuar humbje me rezultat po ashtu 2-0.
Tash, dyshja kosovare pret shortin për të kuptuar kundërshtarin për njërën prej pozitave më të ulëta të këtij Evropiani.