0
0
Read Time24 Second
31 mars, 2022 – Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, duke nënvizuar bashkëpunimin konstruktiv të këtij institucioni me FVK-në. Shuma e ndarë për federata u përcaktua në bazë të koeficientit të KOK-ut nga kategorizimi, ku FVK ishte pozicionuar në vendin e dytë në Kategorinë A. Këtë vit, është rritur koeficienti për pikë nga kategorizimi në 2200 euro.