Në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligën A, kalendari dhe shorti me datat e ndeshjeve

FVK
1 0
Read Time51 Second

Këtë fundjavë, më 12 dhe 13 shkurt, fillon stinori i ri në Superligën A të volejbollit të Kosovës, meshkuj dhe femra. Klubet tashmë kanë bërë përgatitjet e duhura dhe janë të gatshme të fillojnë garën në elitën e volejbollit kosovar, derisa Federata e Volejbollit të Kosovës ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për mbarëvajtjen e stinorit konkludues të sezonit. Të gjitha ekipet e përfshira kanë kryer lëvizjet dhe përforcimet gjatë afatit kalimtar të janarit, i cili ishte i hapur për 15 ditë për kompletimin e transferimeve ndërkombëtare, poashtu edhe vendore për lojtarët/et të cilët nuk ishin të angazhuar/a me ndonjë skuadër. Këtë afat kalimtar pati numër rekord të transferimeve ndërkombëtare, sidomos në konkurrencën e femrave.

FVK u uron suksese të gjitha ekipeve garuese.

Më poshtë, mund të shikoni dhe shkarkoni kalendarin e stinorit pranveror së bashku me datat e ndeshjeve në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Shorti Superliga F dhe U18 2022 (2)

Shorti Superliga M dhe U18 2022 (1)

Kalendari Pranveror F_M versioni final

 

Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ka filluar grumbullimi seleksionues i Kombëtares U19 femrat

Ka filluar grumbullimi seleksionues i Kombëtares së Kosovës U19 femrat, i cili po mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit. Rreth 45 lojtare po marrin pjesë në seleksionim, të cilat paraprakisht do t’u nënshtrohen testeve fizike dhe matjeve antropometrike, ndërsa me vonë do të testohen në aftësitë teknike. Deri […]

Për ju