FVK vazhdon bashkëpunimin fantastik me sponsorin ‘Agro Trade’

FVK
1 0
Read Time38 Second
Sot, në zyrën e Federatës së Volejbollit të Kosovës, presidenti Bahri Gjinovci priti përfaqësuesin e sponsorit që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në përkrahjen morale dhe materiale të volejbollit në Kosovë, Zijad Krasniqi.
FVK dhe ‘Agro Trade’ kanë gëzuar një bashkëpunim të frytshëm ndër vite dhe ky bashkëpunim u vazhdua sot me vullnetin dhe disponimin e njejtë ndërveprues si në ditën e parë të lidhjes së marrëveshjes, teksa u nënshkrua kontrata e re sponsorisuese.
Gjinovci dhe Krasniqi nënshkruan kontratën e re, vazhdimësi e asaj të mëparshmes, teksa njëzëri u pajtuan që të vazhdojnë lidhjen e fortë bashkëpunuese edhe në të ardhmen.
Federata e Volejbollit të Kosovës falënderon ‘Agro Trade’ për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me vullnet, pavarësisht rrethanave të rënduara nga pandemia.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Yllka Jashari dhe Agnesa Koxha 'Shpresat Olimpike' për vitin 2022

Yllka Jashari dhe Agnesa Koxha në mesin e 17 ‘Shpresave Olimpike’ për vitin 2022. Komiteti Olimpik i Kosovës, me rekomandim të komisionit të sportit, ka shpallur listën me 17 ‘Shpresat Olimpike’ për vitin 2022, ku janë përfshirë edhe dy lojtaret më të suksesshme të ‘Beach Volley’, Jashari dhe Koxha. Përzgjedhja […]

Për ju