Krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Shqipërisë janë takuar mbrëmë në një darkë pune. FVK në këtë takim u përfaqësua nga kryetari Abedin Ibrahini, nënkryetarja Mimoza Shkodra-Bislimi dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi. FSHV u përfaqësua nga presidenti Erlind Pëllumbi, zv.presidenti Dashamir Brari dhe sekretari i përgjithshëm Albens Vokopola.
Në takim u diskutua për problemet dhe vështirësitë që dy federatat po hasin gjatë pandemisë. Temë tjeter e takimit dhe mjaft e rëndësishme, ishte organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, për çka pati edhe dakordim dhe në ditët në vijim do të bëhen publike edhe aktivitet e përbashkëta që do të organizohen.
Paraprakisht udhëheqësit e dy federatave ishin të pranishëm në ndeshjen derbi në konkurencen e femrav, Drita – M Technologie.
Federata Shqiptare e Volejbollit
Diçka e re po vjen ?????
#federataevolejbollitekosovës #federatashqiptareevolejbollit #diçkaerepovjen #volejboll #shqipëria #kosova #volleyball #europe
TAKOHEN KRERËT E FEDERATAVE TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË
Read Time42 Second