Certifikohen edhe trajnerët e rinj të beach volley

FVK
0 0
Read Time3 Minute, 7 Second

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës ka organizuar kursin për trajnerë të volejbollit në rërë (beach volley).

Kursi kishte filluar me datën 30 qershor dhe ka përfunduar sot më 1 korrik.

Në këtë kurs personi i deleguar nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës, ishte Ramadan Selimi.

Ai ndër tjerash tha se e ka përcjellur këtë kurs në vazhdimësi dhe është i kënaqur me pjesëmarrjen dhe performancën e trajnerëve gjatë ligjëratave.

“Kam qenë këtu i autorizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe kam parë që ka qenë një punë e jashtëzakonshme e Federatës tuaj dhe ju të gjithë keni qenë aq të interesuar saqë me keni pasionuar për të mirë. Orari ka qenë jashtëzakonisht i përpiktë dhe duhet të falënderoj edhe trajnerin dhe të gjithë ju që keni qenë këtu dhe pak a shumë keni marrë ato instruksionet nga trajneri dhe mua nuk më mbetet asgjë tjetër veçse në emër të komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani t’ju përgëzoj për punën që keni bërë gjatë këtyre ditëve” tha Selimi.

Kryetari i Federatës së volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi u shpreh i kënaqur me ecurinë e këtij kursi, gjithmonë duke ju falënderuar trajnerëve të cilët e mundësuan një gjë të tillë.

“Gjithmonë duke llogaritur se këto aktivitete që po përkrahen edhe nga Komiteti Olimpik edhe nga vet federata dhe nga institucionet jashtë federatës së volejbollit siç është federata evropian CEV dhe FIVB janë të mirëseardhura për volejbollin në Kosovës por kësaj radhe kemi pasur rastin të jemi pjesë e trajnerëve të beach volley të Kosovës. Andaj ky seminar kujtoj qe e ka nisë një nismë të mbare që beach volley i Kosovës ta merr rrugën ku aty po pretendojmë” tha ai.

Drejtues i këtij kursit ka qenë eksperti ndërkombëtar, Jeff Brehaut. Ai tha se ky kurs do të ju shërbejë shumë trajnerëve të ri, sidomos për ata të cilët do të vazhdojnë të merren me këtë sporti.

“Ky është kurs i organizuar përmes Komitetit Olimpik Kombëtar, Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe FIVB-në për të shtuar njohuritë për volejboll plazhi bazik dhe për të zhvilluar trajnerët në mënyrë që ata pastaj të jenë në gjendje të zhvillojnë më shumë volejboll plazhi në Kosovë.  Mendoj që ka shumë potencial në Kosovë… Ka shumë lojtarë dhe trajnerë që janë të interesuar. Patëm mundësi ta shohim këtë javë përmes pjesëmarrjes së kënaqshme si dhe mendoj që ka shumë potencial për zhvillim”, tha ai.

Gazmend Husaj, pjesëmarrës në këtë kurs, tha se pjesëmarrja këtu i ka ndihmuar shumë të përvetësoj gjërat që nuk i ka ditur e të cilat i duhen për të ardhmen e tij si trajner.

“Po siç dihet jemi 5 ditë me kursin e beach volley fillestar. Të them të drejtën jam shumë i kënaqur me profesorin, trajnerin që ka ardhur nga Anglia. Seminari ka ecë mjaft mirë. Interesimi ka qenë mjaft u madh nga trajnerët e rinj për të ardhur këtu dhe për ti mësuar, përvetësuar ato elementet që nuk i kemi ditur. Në përgjithësi mund të them se çdo gjë ka shkuar mirë”, shtoi ai.

Rudina Berisha thotë se trajnimi një javor ishte një eksperiencë shumë e mirë për të.

“Sa i përket trajnimit një javor ka qenë një  eksperiencë shumë e mirë, duke i përshëndetur ligjëruesit e huaj po ashtu edhe këta vendorët. Ka qenë domethënë gjatë këtij ligjërimi një eksperiencë e veçantë për mua që kam mësuar njohuri të reja për beach volley” tha ajo.

Në këtë kurs pjesëmarrës ishin rreth 30 trajnerë nga Kosova dhe shtetet tjera fqinje.

Kujtojmë që edhe kësaj radhe kursi është mbështetur financiarisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës, falë projektit të fituar në Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.


Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

KOSOVA ME FITORE NDAJ MOLDAVISË

Kombëtarja e Kosovës U19 femrat ka arritur ta mposhtë Moldavinë 3:0 në sete, duke treguar edhe njëherë cilësinë e saj në çdo ndeshje të zhvilluar. Kosovë – Moldavi 3:0(25:14, 25:14, 25:20) Federata e Volejbollit i uron vajzat për lojë cilësore dhe me shumë shpirt kundër Moldavisë, ndërsa i uron suksese kombëtares U19 […]