BVA KUPA BALLKANIKE • KV DRITA E SIGURON MEDALJEN E BRONZTË!

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 7 Second
KV Drita e ka përmbyllur me medaljen e bronztë pjesëmarrjen në BVA Kupën Ballkanike 2026, që u zhvillua në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit ndaj CSKA Sofjes me rezultat 3–1.
Skuadra nga Gjilani e nisi përballjen me lojë të mirë, duke luftuar pikë për pikë në setin e parë, por CSKA arriti ta fitojë atë me rezultat 25:19.
Edhe seti i dytë ishte mjaft i ngushtë, me Dritën që u përpoq të rikthehej në lojë. Megjithatë, skuadra bullgare tregoi më shumë qetësi në momentet vendimtare dhe e fitoi setin 25:23, duke krijuar epërsi prej dy seteve.
Reagimi i Dritës erdhi në setin e tretë. Gjilanaseve iu desh të angazhoheshin maksimalisht përballë kundërshtarit, ndërsa me lojë më efikase arritën ta fitojnë setin 25:22 dhe ta ngushtojnë epërsinë e CSKA-së.
Në setin e katërt, CSKA Sofja arriti ta rikthejë kontrollin e lojës dhe e mbylli atë me rezultat 25:15, duke fituar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 3–1.
Pavarësisht kësaj humbjeje, KV Drita e siguroi medaljen e bronztë në BVA Kupën Ballkanike, falë fitores së arritur në ndeshjen e parë ndaj Nakovski Volley me rezultat 3–1.
 Një përvojë e rëndësishme ndërkombëtare dhe një medalje për klubin gjilanas, që përfaqësoi Kosovën në këtë garë rajonale.
Urime KV Dritës për medaljen e bronztë!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

FERIZAJ NGREH TROFEUN E SUPËRKUPËS!

Ferizaj e nis edicionin e ri me trofeun e parë të sezonit, pas fitores ndaj Lubotenit në Superkupën e Kosovës për meshkuj. Ferizaj e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kontroll të lojës, duke krijuar epërsi dhe duke e mbyllur setin e parë 25:17. Në setin e dytë, Luboteni […]

Për ju