Erzeni triumfon në Ligën “Gjergj Kastrioti”

FVK
0 0
Read Time54 Second

Erzeni ka triumfuar në finalen e madhe të Ligës “Gjergj Kastrioti”, meshkujt, të mërkurën mbrëma, pasi mposhti Partizanin në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Erzeni fitoi me rezultat të pastër 3-0 (25-18, 25-23, 25-21), për t’u shpallur kampion i edicionit të dytë të ligës së përbashkët të organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV).

Erzeni dominoi ndeshjen qysh nga fillimi, me setin e dytë që ishte diferenca më e ngushtë (dypikëshe), ndërsa me plot meritë në fund arriti të triumfonte.

Për kampionët kupën e ndanë presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci dhe presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.

Medaljet e arta për vashat kampione u ndanë nga anëtarët e bordit nga të dy federatat, Abedin Mehani, Sokol Halili dhe Artur Dhimo.

Çmimin për MVP-në e ndeshjes të cilin e fitoi Armend Kula, e ndau presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi.

FVK uron Erzenin për triumfin e merituar dhe përgëzon Partizanin për shpirtin kompetitiv të treguar përgjatë tërë edicionit të Ligës “Gjergj Kastrioti”.

May be an image of 9 people, people standing and indoor

May be an image of 1 person and standing

May be an image of 7 people, people standing and indoor

No photo description available.

 

Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Vellaznimi kampion i grupmoshës U18

Vëllaznimi është kampion i grupmoshës nën 18-vjeç, në konkurrencën e meshkujve, pasi të shtunën në finale mposhti G.E Therandën. Në të njëjtën ditë u zhvilluan edhe gjysmëfinalet, me finalistët që fillimisht u treguan të fortë kundër Dritës respektivisht Prishtinës. G.E Theranda, e cila po luante si nikoqire, mposhti kryeqytetasit me […]