Mbyllet turneu vëllazëror Kupa “Pavarësia”, presidenti Gjinovci nderohet me mirënjohje nga FSHV

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 0 Second
Për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK) organizuan turneun e përbashkët, Kupa “Pavarësia”.
Përgjatë tri ditëve, nga e premtja deri të dielën, nga katër ekipe nga dy vendet (në të dy konkurrencat), garuan për titullin e turneut vëllazëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, në palestrën “Farkë” të Tiranës.
Gara u përcoll me një organizim brilant nga FSHV, nën atmosferën e dhjetëra sportadashësve të cilët përcollën nga afër ndeshjet interesante mes ekipeve të dy vendeve.
Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci përgëzoi numrin 1 të FSHV, z. Erli Pëllumbin për organizimin e garës, derisa të dy diskutuan për mbarëvajtjen e bashkëpunimeve mes dy federatave edhe në të ardhmen.
Pëllumbi dhe institucioni që ai drejton nderuan presidentin Gjinovci me mirënjohje bashkëpunimi për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve midis dy federatave dhe në zhvillimin e volejbollit mbarë kombëtar, pas finales së meshkujve.
Ekipet pjesmarrëse nga Kosova ishin Drita, Fer Volley, Peja, Luboteni, ndërsa nga Shqipëria morën pjesë Skënderbeu, Partizani, Tirana dhe Partizani meshkujt.
Në konkurrencën e femrave triumfoi Skenderbeu, pasi mposhti në finale Partizanin ndërsa te meshkujt trofeu i takoi Partizanit në përballjen me Tiranën.
May be an image of 12 people, people standing and indoor
May be an image of 7 people, people standing and indoorMay be an image of 12 people, people standing and indoor

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Skenderaj fituese e Kupës së FVK-së

Skenderaj ka fituar Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), pas një paraqitjeje brilante në finale, të dielën mbrëma, ku mposhti Dritën me rezultat 3-0 (25-20, 27-25, 25-16). Ishte një superfinale që kurorëzon fundjavën e aksionit në volejbollin e femrave në këtë garë, me vashat e trajnerit Ylli Kadriu […]