0
0
Read Time28 Second
Ylli botëror i volejbollit, Donald Suxho ka vazhduar me vizita në Kosovë, derisa së fundmi ka vizituar ekipin kampion në volejbollin e femrave, Dritën.
Kjo është hera e dytë që Suxho viziton këtë klub, pasi paraprakisht e kishte bërë në vitin 2010, kur “Intelektualet” kishin 20 trofe më pak të fituar.
Suxho kishte dhënë kontribut të madh në formimin e ekipit Akademia Drita, klub nga i cili dolën kampionet eventuale të mëvonshme të skuadrës gjilanase.
Kujtojmë se ditë më parë, Suxho kishte zhvilluar edhe një takim me krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës.