Luboteni udhëton drejt Izraelit, merr pjesë në ‘Challenge Cup’

FVK
0 0
Read Time37 Second

Ekipi i Superligës A të volejbollit kosovar, në konkurrencën e meshkujve, Luboteni ka udhëtuar drejt Izraelit, ku do të garojë në kompeticionin prestigjioz të CEV, ‘Challenge Cup’.

Ekipi ka zbarkuar sot rreth orës 10:00, në Tel Aviv, ndërsa rreth orës 17:00 zhvillon stërvitjen e parë .

Takimin e parë në rrethin kualifikues, Luboteni e zhvillon të martën, 11 tetor, me fillim nga ora 19:00, sipas kohës tonë lokale, kundër ekipit izraelit, Maccabi Yeadim.

Ndaj të njëjtit kundërshtar e luan edhe ndeshjen e dytë të enjten, më 12 dhjetor, po ashtu me fillim nga ora 19:00, sipas kohës tonë lokale.

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) i uron fat, suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz Lubotenit në këtë garë.

 

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rezultatet dhe renditja tabelare në Superligën A, femrat, pas xhiros së dytë

Drita kryeson me 6 pikë, aq sa ka edhe Skenderaj, derisa Fer Volley ka 4, e përcjellur nga Fushë Kosova me 2. M-Technologie dhe Feronikeli janë ende pa pikë edhe pas javës së dytë.

Për ju