FERIZAJ DHE PRISHTINA VOLLEY FITUES TË NDESHJEVE TË PARA

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 11 Second

SUPERLIGA A MESHKUJT

▪️Ferizaj – Theranda 3:2
(22:25,25:21,20:25,25:18,15:9)

▪️Luboteni – Prishtina Volley 0:3
(9:25,20:25,23:25)

Pas rrethë tre muaj të ndërprerjes së garave në volejboll, për shkak të pandemisë Covid-19, dje kanë rifilluar garat përsëri. Madje kësaj radhe me risi ku FVK ka arritur marrëveshje për transmetimin e ndeshjeve të Superligës A në konkurencen e meshkujve, me platformën sportive Artmotion. Artmotion në vazhdim do të transmetoj të gjitha ndeshjet e Superligës A, të meshkujve.

Në dy ndeshjet e para të zhvilluara, Ferizaj dhe Prishtina Volley kanë arritur fitoret e para kundër Therandës, respektivisht Lubotenit.
Ferizaj edhe pse cilësohej si favorit para kësaj ndeshje me mjaft mund arriti të fitoj kundër Therandës, madje në tie break. Theranda kishte mundësi ta mbyll ndeshjen me rezultat 1:3, mirëpo Ferizaj u tregua më i kujdesshëm dhe arriti të barazoj në 2:2 dhe më pas edhe të fitoj edhe setin final.

Edhe ndeshja e dytë u zhvillua në Ferizaj në mes të Lubotenit dhe Prishtina Volley. Prishtina Volley arriti të fitoj me rezultat të pastër 0:3. Në të dyja ekipet për shkak të pandemisë pari mungesa të lojtarëve nga jashtë. Luboteni luajti pa Habil Ajetin dhe Alekasnder Mitev, ndërsa në radhët e Prishtinës nuk ishte prezent lojtari Francez Victor Michelin. Të dyja ndeshjet u transmetuan drejtpërdrejt në Artsport 1.

#federataevolejbollitekosovës #superligaA #volejboll #volleyball #artmotion #artsport #tjetërnivel

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

DRITA DHE KASTRIOTI RINISIN GARAT ME FITORE

SUPERLIGA A FEMRAT ▪️M Technologie – Drita 0:3 (21:25,22:25,23:25) ▪️Skenderaj – Kastrioti 1:3 (25:23,17:25,14:25,16:25) Dje dhe sot janë zhvilluar edhe ndeshjet e Superligës A në konkurencen e femrave pas vendimit të Bordit të FVK-së për vazhdimin e garave. Ndeshja e cila u zhvillua dje në Prishtinë, në mes të M […]

Për ju