Në ditën e tretë , në platformën online Zoom, ligjëroi Dr.ass.Mimoza Shkodra Bislimi
Trajnerët në platformën online për 90 minuta patën rastin të njoftohen më hollësisht rreth temës: “Specializimi i lojtarëve në volejboll”
Në ditën e katërt , me 12 Maj 2020 do të vazhdojë seminari nga ora 17:00-18:30, ku do të ligjërojë Dr.sc. Enver Tahiraj, me temë: Ushtrime fizike specifike për grupmosha të reja; Menaxhimi i situatës reale në “trekëndëshin”, trajner-lojtarë-ushtrime (seniorë).
Federata e Volejbollit në bashkëpunim me Këshillin Profesional, Shoqaten e Trajnerëve dhe Komisionin për Zhvillim, do të vazhdojë seminarin për trajnerë (online) edhe ditën e mërkurë, e cila do të jetë edhe dita përmbyllëse.
Ky është orari i temave në ditët në vijim:
Dita e pestë 13 Maj – prof. Lorik Ilazi
Tema: Përgaditja e skuadrës para dhe gjatë fazës së garave
Seminari do të organizohet në platformen ZOOM dhe përveç trajnerëve FVK ju ofron mundësinë ta ndjekin edhe të interesuarit tjerë, duke paraqitur kërkesën në info@fvk-ks.org
#federataevolejbollitekosovës #volleyball #seminar #volejboll #kosova #coachescourse